Politikë

KQZ: Rezultati për 48 orë, komisionerët nuk do ndalin askënd!

Kryekomisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi 4 ditë nga data e zgjedhjeve qetësoi çdo subjekt politik, i cili mund të ketë dyshime mbi procesin.

Po vijojmë të përpiqemi që rezultatin për subjektet ta kemi brenda 48 orëve. Qoftë edhe pa arsye dhe shkak kushdo që kërkon hapjen e kutive ne do i hapim dhe do bëjmë vlerësim të fletëve

Ndërkohë komisionerëve të cilët ditën e zgjedhjeve do të sillen në kundërshtim me përgjegjësitë e tyre ligjore i kujtoi burgun.

Nuk do e kursejmë t’i tregojmë vendin asnjë komisioneri, i cilësdo parti qoftë. Ka sanksione të rënda që shkojnë nga 1 deri në 7 vite burg

Pas ngjarjes në Kavajë dhe përplasjeve të ashpra në distancë mes aktoreve politik Celibashi nuk kurse thirrjet ndaj udhëheqësve politik.

E rëndësishme të kenë vetëpërmbajtje e kuptoj që njëri është kryeministër, tjetri president dhe tjetri lider opozite por duhet ta kuptojnë që duhet të ketë retorikë të qetë sa më afër ditëve të votimit. Të sëmurëve me COVID nuk iu mundësohet dot votimi në shtëpi por kryekomsioneri la të kuptohet se atyre as nuk do iu mohohet e drejta.