Celebrities Gossip Showbiz

Krijohet Barbie në nder të Tina Turner!

Kompania e lodrave Mattel ka nderuar këngëtaren Tina Turner në 40-vjetorin e hitit “What’s Love Got To Do With It”, duke sjellë një barbie me portretin e saj. Kukulla, e cila është pjesë e serisë “Barbie Signature”, i ka qëndruar besnike edhe veshjes që Tina mbante në videoklip, një minifund i zi lëkure, bluzë e ngushtë dhe xhaketë xhins.

Në këmbë edhe barbie mban veshur geta të zeza dhe taka të mbyllura. Sigurisht një nga detajet më interesante janë flokët, me ngjyra të përziera dhe të shkujdesura, dikur një sukses i vërtetë.

Turner, 82 vjeçe ka rrëfyer se është emocionuar nga fakti që do të ketë një mini-version të saj dhe se është nder për të, të jetë në jetët e fëmijëve që në vegjëli. 8 herë fituese e çmimit Grammy, Turner korri një sukses të madh në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70.