Bota

Krizë në qeverinë italiane, Draghi u dorëhoq, por Matarella e refuzoi: Votëbesohu sërish në parlament

Kryeministri Mario Draghi në Itali dha dorëheqje, por presidenti Sergio Matarella e refuzoi. Kreu i shtetit italian i ka kërkuar që të paraqitet në parlament sërish për të marrë një tjetër votëbesim. Por Draghi argumenton se vendimi erdhi pasi koalicioni qeverisës nuk është më i bashkuar dhe tashmë nuk kanë më numrat për të siguruar shumicën. Kujtojmë se kriza politike në Itali nisi pas largimit të Lëvizjes 5 yje nga koalicioni qeverisës.

Presidenti nuk ka pranuar dorëheqjen por i ka kërkuar që të paraqitet në parlament sërish për të marrë një tjetër votëbesim në Kuvend. Duhet të presim të mërkurën se çfarë do të thotë Draghi. Gati të gjithë partitë që e mbështesin Mario Draghin, rezultatet mund t’i shohin, por kriza politika erdhi dhe duke filluar nga Lëvizja ‘5 Yjet’. Takimi zyrtar ka përfunduar ku Matarela ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Draghi.

Më herët pati një mocion besimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit, në Senat, për masat që synojnë të ndihmojnë në përballimin e krizës së kostos së jetesës. Pavarësisht se Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Por me largimin e ‘5 yjeve’ s;ka shumicë parlamentare, fakt që e ka detyruar Krryeministrin italian të largohet. Tashmë zgjidhja e krizës politike në Itali është në dorë të Presidenti, Sergio Mattarella. Vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Tensioni me liderin e Lëvizjes Pesë Yje

Giuseppe Conte akuzoi Draghi se nuk po bën mjaftueshëm për të trajtuar krizën e kostos së jetesës. Mocioni i besimit i marrë nga Draghi lidhet me votimin për paketën e ndihmës financiare prej 23 miliardë eurosh për familjet dhe bizneset. Pavarësisht përpjekjeve të bëra mëngjesin e sotëm për zgjidhjen e krizës, Draghi këmbëngul se nuk do ta vazhdojë qeverinë pa Lëvizjen Pesë Yjet.

Zhvillimet nervozuan investitorët, duke bërë që bursa e Milanos të bjerë me 3%. Lëvizja Pesë Yjet ishte fillimisht më e madhja në koalicionin qeverisës. Megjithatë, pas një sërë largimesh dhe një rënie në votime, partia po përpiqet të rifitojë një pjesë të terrenit të humbur. Ish-drejtuesi i pesë yjeve, Luigi Di Maio akuzoi ish-partinë e tij për një komplot cinik për të rrëzuar qeverinë për të fituar mbështetje, duke e tërhequr në të njëjtën kohë Italinë në kolaps ekonomik dhe social.

Skenarët pas dorëheqjes

“Super Mario” u emërua kryeministër nga Sergio Mattarella, me qëllim që Italia të shërohet nga pandemia dhe të përballet me problemet e vendit. Megjithatë, një vit më vonë, Draghi është zhytur në një parlament të fragmentuar. Në Itali, zgjedhjet priten në gjysmën e parë të vitit 2023.

Megjithatë largimi i Mario Draghi bën që italianët të mund thirren në votime në vjeshtë, gjë që është e pazakontë në Itali, sepse atëherë qeveritë paraqesin buxhetet e tyre. Komisioneri i Ekonomisë Paolo Gentiloni, i cili në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryeministër i Italisë ka deklaruar me shqetësim dhe befasi se ngjarjet politike të Komisionit Evropian në Itali. “Stabiliteti është një vlerë më vete dhe duhet qëndrueshmëri në këtë moment. Komiteti po ndjek zhvillimet (në Itali) me përkushtimin e duhur, por me shqetësim dhe habi”, u tha ai gazetarëve.

Vendimi i partisë “5-Yjet” për të bojkotuar votbesimin të enjten e kishte zhytur Italinë në pasiguri politike dhe rrezikoi të minonte përpjekjet për të siguruar miliarda euro nga fondet e Bashkimit Evropian, për të menaxhuar një thatësirë të dëmshme dhe për të zvogëluar varësinë e saj nga gazi rus.

Draghi deklaroi se nuk do të dëshironte të drejtonte një qeveri pa partinë “5-Yjet”, të cilët u konfimuan si partia më e madhe në zgjedhjet e mëparshme në 2018-n, por që atëherë kanë pësuar dezertime dhe një humbje të mbështetjes publike.

Kjo mund të çojë në zgjedhje kombëtare që në shtator ose tetor pasi partitë e tjera të koalicionit thanë se duhet të ketë zgjedhje nëse “5-Yjet” nuk e mbështesin më qeverinë.

73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.