Aktualitet

Kryesuesja e OSBE-së uron Ramën për fitoren!

Ministrja e Jashtme e Suedisë, njëherësh kryetarja në detyrë e OSBE-së, Ann Linde i ka uruar fitoren kryeministrit Edi Rama. Përmes një mesazhi në Twitter, kryesuesja e OSBE teksa i ka uruar kolegut të saj fitoren.

Me tej Ann Linde thekson se është në pritje të bashkëpunimit të ngushtë të vazhdueshëm.

Urimet e mia më të ngrohta kolegut tim të dashur Edi Rama mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe të vazhdueshëm në @OSCE Trojka!

Kujtojmë se Linde, mori drejtimin e OSBE që nga 1 Janari 2021 ,detyrë që më parë e kishte kryeministri Edi Rama. Një kryesim frymëzues dhe me vendime të rëndësishme, kështu e ka cilësuar Linde më parë, drejtimin një vjeçar të OSBE-së nga Rama.