Celebrities

Ku shkon kështu o Adele? Këngëtarja surprizon fansat me pamjen e saj!

Së fundmi këngëtarja e njohur Adele u ka treguar fansave të saj magjinë e grimit duke u ulur përkrah me ikonën e të bukurës dhe të make-up, Nikkie de Jager në një seri të “NikkieTutorials”. Videoja nis me një Adele krejtësisht pa grim të ulur pranë Nikit, ndërkohë që ylli i YouTube shpjegon se ajo do të bëjë një fytyrë të plotë të lyer në njërën anë, ndërsa anën tjetër do ta lërë të pa make-up.

Duke bërë shaka me Nikkie-n, Adele tha se të gjithë do të jenë të aftë të dallojnë fuqinë që ka grimi kur është e lyer vetëm në gjysmën e fytyrës. Pavarësisht se të gjithë ndjekësit dhe fansat janë mësuar që ta shikojnë Adele gjithmonë me make-up, vetë këngëtarja është shprehur se gjatë kohës që qëndron në shtëpi ajo nuk mban grim dhe është shumë e thjeshtë.

Vlen që të theksohet se ky është padyshim një rikthim i gjithanshëm i artistes. Sepse pas një periudhe shumë të gjatë pauze për afërsisht 6 vite, tani ajo vetëm para pak kohësh publikoi albumin e  saj më të ri në studio i cili quhej “30”.

Rikujtojmë gjithashtu se Adele i ka mahnitur fansat e saj edhe gjatë koncertit të saj special “Adele One Night Only”, këngëtarja e njohur britanike e përshtati tatuazhin e saj të Saturnit me vathët e markës Schiaparelli në formën e të njëjtit planet. Ajo e kombinoi aksesorin e mbuluar me perla, në formë planeti me një fustan të zi të stiluar gjithashtu nga drejtori kreativ i markës Schiaparelli, Daniel Roseberry.