Celebrities Gossip Showbiz

Kujt i dedikohet postimi më i fundit i Morena Tarakut?

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.

Disa kohë më parë Morena ka publikuar një ‘Ask’ në Instastory, ku ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet disa prej tyre. Dihet që bukuroshja e mban shumë të fshehtë jetën e saj private e për këtë gjithë janë kuriozë të zbulojnë më shumë rreth saj. Një prej ndjekësve e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dhe ajo ka pranuar se është.

Pak më parë Morena ka ndarë me ndjekësit një shprehje që në fakt na bëri të dyshojmë nëse i dedikohet dikujt lidhur me jetën e saj romantike apo thjesht për njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj.

Nëse do ta dije se sa e vështirë ishte dhe sa gjatë m’u desh të luftoj për të ndërtuar botën time të paqes dhe lumturisë, do ta kuptoje pse jam kaq përzgjedhëse me kë lejoj të futet në jetën time.

Pas deklaratave të forta, ofendimeve në rrjete sociale të Fjolla Morinës reagoi Fisnik Syla e së fundmi duket se ka reaguar dhe Morena Taraku, një prej të akuzuarave nga artistja me anë të një postimi në Instastory para pak ditësh.