Sot Nuk Është e Hënë

Kukullat e seksit, gjithçka që duhet të dini rreth tyre!

“Sot Nuk Është e Hënë” erdhi edhe këtë të hënë nën moderimin e Koloretos me tema shumë interesante. Veç opinioneve lidhur me temat e javës, komenteve epike të Koloretos, pati edhe një të ftuar shumë të dashur të emisionit, Blerina Shehu.

Gjatë episodit të sotëm gjithashtu u diskutua edhe për javën e Nobelit, pritshmëritë dhe aludimet që qarkullojnë, por edhe për komentet që ka marrë deri tani. Ndërkohë që, nuk munguan as diskutimet rreth temave më të nxehta të momentit, përfshirë edhe ato politike.

Blerina u shpreh për kukullat e seksit, të cilat siç zbuloi ajo, kushtojnë shumë, rreth 18 mijë euro. Megjithatë, ato shiten edhe të përdorura. Më tej ajo tregoi se ka dhe instruksione se si duhet të kujdesemi për to. Ndërkohë që, Blerina zbuloi se ka njerëz që madje krijojnë marrëdhënie me këto kukulla dhe shqetësohen për të ardhmen e tyre pasi ata vetë të largohen nga jeta.

Veç këtyre pati edhe histori me nota shumë komike sigurisht por edhe me nënkuptime nga ana e Blerinës dhe Koloretos. Për të dëgjuar intervistën e plotë, ju mund të dëgjoni emisionin e plotë në kanalin tonë në YouTube.