Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv Showbiz

Kush do të jetë ylli televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo vetëm…

Së fundmi moderatori i njohur James Corden është në rrugën e duhur për t’u bërë personaliteti televiziv më i paguar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi thuhet se nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare prej afro 17 milionë euro me shefat e televizionit amerikan.

Marrëveshja e prezantuesit me rrjetin televiziv ‘CBS’ përfundon vitin e ardhshëm, pas gjashtë vitesh që ishte prezantuesi  i mirënjohur i ‘The Late Late Show’. Megjithatë, sipas raporteve në ‘The Sun’, burimet e industrisë janë të etur për të mbajtur Corden akoma në ekip si imazhin e emisionit. Një burim i brendshëm i ‘LA TV’ është shperhur se:

CBS nuk ka një plan B, James është djali i tyre dhe ata e shohin duke qëndruar me ta akoma. Ai është një nga imazhet kryesore të emisioneve, ai kryeson një shfaqje masive të suksesshme dhe drejton shumë prej tyre edhe në internet. Shifrat që po diskutohen se janë rreth 17 milionë euro për dy vjet.

Magjia e suksesshme e James në shfaqjen e njohur e ka parë atë të marrë tre çmime, duke përfshirë një ‘Emmy’ në kategorinë ‘Outstanding Variety Special’. Megjithatë, nuk është vetëm kjo që e bën atë tërheqës për industrinë televizive, pasi edhe videot në internet të yllit si ‘Carpool Karaoke’ dhe ‘Crosswalk Musical’ fitojnë të ardhura të mëtejshme.

Emisioni i tij ‘Carpool Karaoke’ është bërë një fenomen global, me James-in i cili ftonte shumë njerëz nga bota e muzikës por jo vetëm për një udhëtim me makinë. Adele, Sir Elton John, Ed Sheeran dhe Will Smith janë vetëm disa nga yjet e showbiz-it që ishin të gatshëm të bënin një xhiro dhe të këndonin me të.

Ylli gjithashtu ka të ardhura edhe nga rolet e tij në film dhe televizion, me të cilin mendohet të fitojë 7 milionë dollarë për ‘The Late Late Show’, si dhe miliona dollarë të tjerë lidhur me pronat e tij.