Showbiz

Ky detaj tregon se Selena Gomez vazhdon të jetë pjesë e jetës së Justin Bieber

Ai është në një martesë të lumtur me modelen Hailey Bieber por fansat ende kanë në mendje vitet e arta kur këngëtari kanadez ishte i lidhur me Selena Gomez.

Së fundmi ata kanë vënë re një detaj në trupin e Bieber që mund ta konsiderojmë si shenjë që Selena vazhdon të jetë pjesë e jetës së tij në një mënyrë apo një tjetër.

Në qafën e artistit ka një tatuazh trëndafili petalet e të cilit formojnë shkronjën S dhe të gjithë janë të bindur se është një dedikim për këngëtaren dhe aktoren e famshme.

Ekziston edhe një teori tjetër ku fansat e Hailey shprehen se gërma S është simbol për muajin shtator ku ata janë martuar. Po ju cilës teori i qëndroni?!