Celebrities Gossip Showbiz

Ky djalë nuk ka të ndalur me suksese… Majk numëron miliona klikime në një nga bashkëpunimet më të dëgjuara të kësaj vere!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi dy repera shumë të njohur kanë lansuar surprizën e tyre. Bëhet fjalë për Gjiko dhe Majk.

‘Kce kce’ quhet projekti i tyre që ka vetëm 1 muaj nga publikimi dhe ka arritur të numërojë mbi 15 milion klikime, një sukses ky shumë i madh edhe pse i pritshëm nga dy artistë si ata. Këtë e ka bërë me dije vetë Majk me anë të një Instastory ku ka treguar suksesin e bashkëpunimit të dyshes.

Kujtojmë se së fundmi Majk dhe reperi i njohur kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, i cili titullohet “Mari” dhe deri më tani ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube.

Së fundmi dy artistë shumë të njohur na kanë treguar se do të kenë një bashkëpunim muzikor së shpejti. Bëhet fjalë për Gjikon dhe Ledri Vulën. Të dy artistët kanë postuar një foto së bashku në “Instastory’, ku na kanë bërë me dije se së shpejti do të vijnë me një këngë të re. Reperët kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin dhe kanë publikuar këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku.