Bota

Ky vend pezullon birësimin e fëmijëve nga Filipinet, Tajvani, Tajlanda dhe Koreja e Jugut!

Autoritetet norvegjeze kanë vendosur të pezullojnë procesin e birësimit të fëmijëve nga Filipinet, Tajvani, Tajlanda dhe Koreja e Jugut, për shkak të disa rasteve të supozuara të paligjshme. Shumica e fëmijëve që u birësuan në Norvegji vinin nga Koreja e Jugut, Tajlanda, Kolumbia, Tajvani dhe Filipinet.

Kreu i Drejtorisë Norvegjeze për Çështjet e Fëmijëve, Rinisë dhe Familjes, Hege Nilsen, tha se është i nevojshëm rishikimi i sistemit të birësimeve, pas pretendimeve të mediave për procedura të paligjshme. Disa fëmijë nga Filipinet thuhet se janë shitur dhe kanë falsifikuar certifikatat e pagëzimit.

Në nëntor, Drejtoria ndaloi birësimin e fëmijëve nga Madagaskari, për shkak të mundësisë që standardet ndërkombëtare të mos respektohen. Norvegjia ka tre agjenci private që merren me birësimin e fëmijëve nga Tajlanda, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Hungaria, Bullgaria, Republika Çeke, Kolumbia, Peruja, Tajvani dhe Filipinet.

Në vitin 2040 vetëm një çift në katër do të ketë fëmijë. Është ky raporti më i fundit i censusit italian. Sipas raportit në vitin 2040, çiftet me fëmijë do të ulen në 25.8% të totalit që tregon se deri në atë datë numri i familjeve me një person do të rritet në 9.7 milionë. Nga këta, ata që përbëhen nga të moshuar do të jetë pothuajse 5.6 milionë. Dhe 10.3% e të moshuarve do të vazhdojnë të kenë probleme me aftësinë e kufizuar. Raporti tregon gjithashtu se italianët janë gjithnjë e më të frikësuar nga klima, krizat ekonomike dhe luftërat. Në raport thuhet se:

84% e italianëve janë të frikësuar nga klima e çmendur, ndërsa 73.4% kanë frikë nga një krizë shumë e rëndë ekonomike dhe sociale me varfëri dhe dhunë të përhapur. Sipas 73%, Italia nuk do të jetë në gjendje të menaxhojë ardhjen e miliona njerëzve që ikin nga luftërat ose për shkak të ndryshimeve klimatike, 53% kanë frikë se borxhi publik do të shkaktojë kolapsin financiar të shtetit. Pothuajse 6 në 10 italianë kanë frikë nga një luftë botërore, ndërsa 59.2% besojnë se Italia nuk është në gjendje të mbrohet nga sulmet e mundshme terroriste xhihadiste.