Bota

Vendi tjetër që do të ndalojë hyrjen e makinave me targa ruse në vend…

Pas Finlandës, vendeve baltike dhe Polonisë, edhe Norvegjia ka vendosur të ndalojë hyrjen e makinave me targa ruse duke nisur nga 3 tetori. Vendimi është pjesë e masave të marra nga Perëndimi për të ndërprerë të ardhurat ruse, të cilat po i përdor për të financuar pushtimin e Ukrainës.

“Është e rëndësishme që sanksionet të jenë efektive në mënyrë që të parandalohen sa më shumë të ardhurat që i duhen shtetit rus për të financuar luftën”,-tha Ministrja e Jashtme Anniken Hutfeld.

Automjetet në pronësi të qytetarëve norvegjezë ose shtetasve të EEA (Zonës Ekonomike Evropiane) me vendbanim të përhershëm në Rusi ose anëtarëve të familjes së tyre do të përjashtohen nga ndalimi. Finlanda, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia kanë futur më parë ndalime të ngjashme sipas një direktive të Komisionit Evropian.