Showbiz

Kylie Minogue tregon se më fund ka gjetur dashurinë e vërtetë

Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e famshme Kylie Minogue zbuloi se është krejtësisht e dashuruar me partnerin e saj Paul Solomons dhe ende nuk e beson që ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Ajo ka kaluar një periudhë të vështirë depresioni që pas ndarjes nga i fejuari Joshua. Periudha e vështirë e ankthit dhe depresionit për të zgjati plot 18 muaj por tashmë jeta e saj ka ndryshuar krejtësisht.

44-vjeçarja u prezantua me të dashurin e saj nga miqtë e tyre të përbashkët dhe menjëherë krijuan një kimi të veçantë. Kylie po bën të pamundurën që ta mbajë sa më private këtë anë të jetës së saj pasi mendon se gjërat shkojnë më mirë kur gjithçka ndodh në privatësi.