Showbiz

Kylie Minogue zbulon arsyen se përse nuk mund të ketë fëmijë

Këngëtarja e famshme Kylie Minogue ka dhënë një intervistë për “Sunday Times” ku si rrallëherë ka zbuluar një sekret nga jeta e saj që nuk e dinte nëse duhej ta thonte apo jo.

50-vjeçarja ka rrëfyer se ajo nuk mund të ketë fëmijë që pasi u diagnostikua me kancer në gji kur ishte 36-vjeçe.

Para se të zbulonte se vuante nga kjo sëmundje, Kylie kishte vendosur që nuk do të bëhej kurrë më, por pas kancerit mundësitë e saj për të patur një bebe u zvogëluan edhe më shumë duke i krijuar një ndjenjë pendese për vendimin e saj.

Tashmë që është në të 50-at ka plot momente kur mendon të bëhet nënë qoftë edhe nëpërmjet adotimit por duket se mosha nuk e lejon që ta marrë këtë hap.