Celebrities Film & Tv Showbiz

Lady Gaga flet për rolin e saj të parë në aktrim tek “The Sopranos” si adoleshente!

Këngëtarja e njohur Lady Gaga, e filloi karrierën e saj të aktrimit me një rol në serialin “The Sopranos” në vitin 2001. Ylli 35-vjeçar pati një rol të pakredituar si ‘Vajza në Pishinën 2’ në episodin e nëntë të sezonit të 3-të, të titulluar “The Telltale Moozadell”. Në një intervistë në podcastin e “Entertainment Weekly’s Awardist” Gaga foli në lidhje me rolin e saj në këtë serial, e cila 20 vite më vonë, e shikon përsëri performancën e saj me një sy kritik.

Skena ku shfaqet Gaga zhvillohet në një pishinë të shkollës së mesme, ku ajo dhe dy vajza të tjera të reja shikojnë një grup djemsh duke notuar. Pas garës së tyre të shkurtër, më shumë fëmijë vijnë duke thënë se hynë në zyrën e një mësuesi, ndërsa vazhdojnë të hedhin gjërat e tij në pishinë dhe të shkatërrojnë një kuti trofesh. Ndërsa këngëtarja nuk kishte asnjë rol të drejtpërdrejtë përveç disa të qeshura, ajo zbuloi në intervistë se e di se çfarë ka gabuar. Ajo shprehet se:

Kur shkoj prapa në atë skenë, mund të shoh saktësisht se çfarë kam gabuar. Nuk dija të luaja në një skenë. Duhej të qeshja dhe ishte si sugjerim, qesh. E shoh dhe them: “Kjo nuk është një e qeshur e vërtetë!”

Megjithatë, sado i shkurtër të jetë roli, ajo shpjegoi se përvoja kontribuoi në mënyrën se si ajo iu afrua aktrimit në të ardhmen. Lady Gaga vijoi duke thënë se:

Nuanca dhe të qenit specifik si aktor është diçka që mund të rritet me kalimin e kohës nëse je i gatshëm të dëgjosh dhe të dëgjosh vërtet aktorin tjetër me të cilin po punoni. Tani e shoh veten si dikush që të paktën po përpiqet me të vërtetë të jetë specifik pa menduar për të dhe kjo kërkon shumë punë përgatitore.

Karriera e Gaga-s si këngëtare, u ngrit përpara karrierës së saj të aktrimit, me albumin e saj të suksesshëm “The Fame” të lançur në vitin 2008. Ajo u kthye në ekranin e madh me rolet në filmat “Machete Kills”, “Muppets Most Wanted”, “Sin City: A Dame to Kill For” dhe në ekranin e vogël gjithashtu me serialin “American Horror Story”.

Roli i saj i parë kryesor në xhirimin e vitit 2018 në serialin “A Star Is Born” fitoi nominimin e saj të parë për çmimin Oscar, të cilin ajo e pason në “House of Gucci”, e cila aktualisht po transmetohet në kinema në mbarë vendin. Gjithashtu, këngëtarja dhe aktorja e njohur falenderoi mësuesen e saj të aktrimit, Susan Batson, me të cilën ajo punoi për muaj dhe muaj përpara se të xhironte serialin “House of Gucci”, duke shtuar se Ridley Scott është një regjisor i jashtëzakonshëm që krijon një vend të këndshëm në xhirime.

Rikujtojmë se, pjesëtarët e mbetur nga dinastia Gucci nuk u përpoqën ta fshihnin aspak pakënaqësinë e shkaktuar nga filmi Gucci. Duket se asnjë nga familja e famshme nuk është i lumtur me mënyrën sesi janë përfaqësuar nga filmi i shumëpërfolur që trajton historinë e Patrizia Reggiani, Aldo Gucci, Maurizio, etj.