Celebrities Showbiz

Lady Gaga zbulon një nga momentet e saj më të guximshme të modës!

Që Lady Gaga ka qenë gjithmonë një ikonë mode dhe që ka guxuar deri në mënyrë ekstreme me stilin e saj, kjo gjë dihet tashmë dhe nuk do shumë mend. Megjithatë sipas këngëtares, ka një stil që ajo do të veçonte nga të tjerët.

Artistja tregoi për një nga momentet e saj më të guximshme në vitin 2011. Në një intervistë të fundit për “British Vogue” ajo u shpreh se:

Ne mund ta quajmë këtë një veshje. Të gjithë e quajnë këtë vezë, por në fakt është një enë e projektuar nga Hussein Chalayan. Isha shumë kërkuese për mënyrën sesi moda dukej për këtë performancë aq sa një natë para performancës thashë: ‘Është e gabuar, duhet të jetë lateks. Ne kemi nevojë për lateks’.

Jo vetëm që ishte stresuese për të gjetur veshjet e duhura për të gjithë pamjen, por Gaga zbuloi gjithashtu se ajo duhej të futej në hapësirën e duhur përpara shfaqjes së madhe të çmimeve, ku doli në skenë për të performuar “Born This Way” dhe arriti të rrëmbente plot tre trofe.

Isha në vezë për tre ditë. Të jem e sinqertë, në shfaqjet e çmimeve, veçanërisht gjatë kësaj kohe, nuk më pëlqente të flisja me njerëz. Gjithmonë kam ndjerë se më ka penguar me performancën time, kështu që kjo në shumë mënyra është me të vërtetë përfaqësuese e përkushtimit ndaj profesionit tim, pasi doja të isha vetja ime.

Së fundmi këngëtarja e njohur Lady Gaga ka folur në lidhje me veshjen që ajo kishte zgjedhur kur këndoi himnin kombëtar në inaugurimin e Presidentit Joe Biden në muajin janar. 12 herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ ka pohuar se look-u i saj dhe stili i fustanit ‘Schiaparelli’ që kishte veshur për këtë rast ishte i papërshkueshëm nga plumbat.