Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Landi i West Side Family zbulon detaje nga aktiviteti në Special Olympics Albania…

I ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të. Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate. Ndërkohë, çfarë tregoi Landi për Special Olympics Albania?!

Gersi mori medalje ari në 200 metra stil i lirë. Në kemi punuar shumë. Është një arritje për të gjithë shqiptarët. Është një kauzë e harruar, e lënë aty, ne punojmë aty. Kjo është arritje për shqiptarët dhe sportin. Ne urojmë shumë që Special Olympics do jetë pjesë e ligjit, ku do mund të fitojë fonde nga qeveria. Fonde jo vetëm për organizatën, por për të gjithë Shqipërinë. Përmes sportit mundesh t’i edukosh dhe t’i trajtosh nga ana shëndetësore. Përmes sportit përmirësimi ka ardhur dukshëm dhe ndjeshëm.

Është hera e parë që Gersin e kanë postuar të gjitha anët politike. Uroj mos të jetë vetëm në Instagram, por diçka konkrete. Ne mund të zhvillojmë projekte një vjecare. Për sportin, Shqipërinë, për personat që mund të punësohen. Ne kemi aktivitete… Adi kishte 5/6 muaj dhe mori dy medalje. Vajza nga Elbasani doli në vend të parë me vetëm 6 muaj stërvitje. Ne nuk e kemi gjënë e qëndrueshme. E rëndësishme është që përmes sportit, individët me aftësi ndryshe mund të ndjehen të përfshirë.