Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

Le të ndalemi pak te aksesori i pazakontë që Angelina Jolie kishte zgjedhur të vendoste në premierën e “Eternals”!

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie së fundmi është shfaqur në premierën e “Eternals”, ku padyshim që dukej mahnitëse, por një aksesor i pazakontë që ajo kishte vendosur në pjesën që lidh buzën e poshtme me mjekrën, i habiti të gjithë, e që ndoshta do të kthehet në një trend, ku i dihet?!

Nëse nuk e dinit, kjo kapëse e Angelina-s llogaritet tek 50 dollarë. Nuk e dimë për ju, por ne na tërhoqi shumë ky stil i saj. Aktorja bukuroshe arriti që të tërhiqte vëmendjen jo vetëm për paraqitjen e saj fantastike por edhe për arsyen se ajo kishte zgjedhur që në krahë të saj të kishte fëmijët.

Përpos paraqitjes fantastike të vetë aktivistes, vëmendjen e të gjithëve arritën që ta merrnin edhe dy vajzat e saj, konkretisht 16-vjeçarja Zahara dhe 15-vjeçarja Shiloh, të cilat ndryshe nga fëmijët e tjerë kishin zgjedhur që të vishnin fustanet e Angelina-s që ajo kishte përdorur në daljet e saj nëpër evente të caktuara, vite më parë.

Ndërkaq, së fundmi, 46-vjeçarja ka “hapur” zemrën dhe ka folur më shumë rreth publikimit të librit të saj të ri: ‘Know Your Rights and Claim Them: A Guide for Youth.’ Para disa ditësh, Jolie organizoi një festë për librin, i cili zbulon të drejtat e fëmijëve dhe njohuritë që të rinjtë kanë nevojë t’i dinë për të mbrojtur veten.

Kujtojmë gjithashtu se Jolie dhe ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt kanë ranë dakord për një vendim të kohëve të fundit për të hequr një urdhër ndalimi të përkohshëm mbi pasuritë e tyre, i cili u vendos gjatë procedurave të divorcit. Sipas ET, kjo i lejon ish-çiftit të shesë pronat që kanë pasur në pronësi gjatë periudhës së martesës së tyre, gjë që me sa duket Jolie mund të shesë 50% të pronës luksoze që ata zotërojnë në Francë.