Showbiz

Ledri Vula njofton publikimin e këngës së re në mënyrën më të veçantë

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë duke kaluar momentet më të bukura teksa janë në pritje të ardhjes në jetë të vogëlushes së tyre.

Pak ditë më parë Sara organizoi edhe festën traditë tashmë edhe në Shqipëri, “Baby Shower” ku kishte ftuar të gjithë mikeshat e saj më të mira.

Mbrëmjen e kaluar, Ledri zbuloi një surprizë për publikun duke prekur kështu zemrat e tyre. Ai ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që vjen si dedikim për vajzën e tij dhe e ka bërë këtë në mënyrën më të veçantë të mundshme.

Me anë të ekos ku shfaqet për herë të parë bebushja e tij dhe e Sarës, ai zbulon se më 10 nëntor në orën 20:00 do të lancohet kënga e quajtur “Si Baba”.

Nga komentet e fansave në faqen zyrtare të Instagram-it të reperit shihet edhe emocioni i tyre. “Jom ka des sytë me t’i pa” -shkruan Ledri në diçiturën e fotos së ekos, me siguri kjo një varg i këngës.

“Kënga më e mirë që ke bërë ndonjëherë” -shkruan një komentues duke marrë edhe reagimin e Sarës që është plotësisht dakort me këtë mendim.