Celebrities Gossip Showbiz

Lei Kraja zbulon dhuratën më domethënëse që i ka bërë ndonjëherë partneri!

Lei Kraja është një prezantuese jo pak e njohur e televizionit tonë. Së fundmi ajo eksperimentoi edhe si aktore në programin më të përfolur të humorit ‘Portokalli’, eksperiencë e cila nuk zgjati shumë. Megjithatë, prezantuesja nuk para flet për jetën e saj private.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar pikërisht Lei Kraja. Ajo ka biseduar me moderatoret Dalina, Rita, Armina dhe Fatma për dokumentarin e ri të Netflix, “Soy Georgina”, mbi jetën e partneres së yllit të futbollit të Manchester United, Cristiano Ronaldo si dhe për një temë që prek rëndom njerëzit sot dhe që është shumë aktuale; “të rrish nën hijen e një burri me para”.

Lei është ngacmuar për dhuratën më të shtrenjtë që ka marrë nga partneri. Ajo është shprehur se është një pemë e mbjellë në Tiranë e quajtur “Lule mos më prek”, duke nënkuptuar se përveç partnerit të saj ajo është e paprekshme. Nga ana tjetër Armina ka treguar se ka marrë dhuratë diamant nga partneri e nga shoqet gjë që ka shkaktuar batuta mes vajzave.

Lei më pas e ka mbyllur diskutimin duke i thënë se partneri i saj ende nuk i kishte bërë dhuratë një diamant. Mos ndoshta kjo ka qenë një formë shprehje dëshire nga ana e saj për një diamant tashmë? Mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë surpriza e ardhshme nga partneri i moderatores.

Rikujtojmë se, gjatë një interviste të bërë së fundmi, Lei ka treguar se sa herë është dashuruar dhe ka zbuluar diçka që i ka ndodhur gjatë lidhjes së saj. Modelja ka rrëfyer se ka dashuruar vetëm një herë, por nuk ka pranuar të tregojë nëse është aktualisht në një lidhje. Bukuroshja gjithashtu ka treguar se i ka ndodhur një rast me shoqet e saj të cilat i kanë ngacmuar të dashurin dhe ka mësuar ta përzgjedhë mirë shoqërinë.