Showbiz

Leonardo DiCaprio dhuron 100 milionë dollarë për të ndihmuar në luftën kundër ndryshimit të klimës

Përgjatë këtij viti fondacioni jo fitimprurës i Leonardo DiCaprios ka mbledhur plot 100 milionë dollarë që do të shkojnë në ndihmë për të luftuar ndryshimet klimaterike në botë.

Organizata e tij e hapur fillimisht në vitin 1998 ka ndihmuar në promovimin e florës dhe faunës nëpër botë dhe çdo vit në ceremonitë gala të tij mblidhen para për këtë kauzë të rëndësishme.

Në dy dekadat e fundit aktori ka ndihmuar plot 200 projekte për ndryshimin e klimës dhe kjo është diçka që ai e ka shumë përzemër.