Showbiz

Leonardo DiCaprio shpëton një person që po mbytej prej 11 orësh në ujë

Personazhi i tij në “Titanic”, Jack, mund të mos i ketë shpëtuar ujit por në jetën reale DiCaprio është një hero.

Ai është në qendër të vëmendjes pasi shpëtoi një person të panjohur nga mbytja në oqean pasi ky i fundit kishte qëndruar aty në luftë me jetën për 11 orë.

Aktori hollivudian ishte me pushime në Karaibe dhe kishte marrë një anije për të lundruar dhe gjatë shëtitjes së tij vuri re se dikush ishte duke u mbytur në ujë.

45-vjeçari fitues i çmimit “Oscar” po qëndronte në ishullin Santa Barts së bashku me partneren e tij ndërkohë që kapiteni i anijes u shpreh se burri që po mbytej kishte një mundësi 1 prej 1 milion që të shpëtonte.