Politikë

Ligji i luftës dhe integrimi i Shqipërisë, reagojnë Rama dhe ministri grek Dendias

Kryeministri Edi Rama tha se së shpejti do të ketë mbledhje të dy qeverive asaj greke dhe shqiptare për të diskutuar për çështjet që shqetësojnë qytetarët. Ai shtoi se janë në diskutime pozitive edhe për heqjen e ligjit të luftës.

Ajo çfarë duam të bëjmë është se kemi rëndë dakord që të fillojmë punën për të organizuar një mbledhje të parë mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke dhe për tu marrë me çështjet që kanë të bëjnë me njerëzit e zakonshëm dhe kanë të bëjnë më të ardhmen e fëmijëve tanë në Greqi. Dhe në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim do të përfundojë në mënyrë pozitive që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë“, tha Rama.

Ministri grek, Nikos Dendias, ndërkaq u shpreh:  “Kemi vullnet t’i çojmë akoma më lart, t’i zgjidhim në një klimë të një besimi reciprok çdo gjë që ka mbetur pezull. Urë lidhëse mes nesh është minoriteti grek në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi. Jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje me frymën e bashkëpunimit, siç u shkon për shtat vendeve evropiane. Hyrja e Shqipërisë në BE është një objektiv i yni i përbashkët, të gatshëm të ecim më Shqipërinë. Dua të theksoj se Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, madje edhe me kryeministrin edhe me ministrin në detyrë Cakaj kishim një tematikë të gjërë, diskutuam për përcaktimin e hapsirave detare, zgjidhja do jetë e dobishme. Madje kam dëgjuar dhe dakordësinë e zotit Rama se zgjidhja e kësaj çështjeje do ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së, jam i lumtur për këtë gjë, se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë së bashku në të drejtën kombëtare, në Gjykatën e Hagës”, -tha Dendias.

Më tej, ministri grek foli për heqjen e ligjit të luftës duke u shprehur se kjo çështje do të zgjidhet me urdhër të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. “Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm. Jam i sigurt që edhe çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara. Pashë me gëzim perspektivën, madje progresin, që Shqipëria ka bërë për problematikat që lidhen me minoritetin grek. Të gjitha këto i japin mundësi që të kalojë në axhendën tonë pozitive”, tha ministri Dendias.