Sport

Lionel Messi te PSG: “Jam i lumtur, dua të fitoj me Neymar e Mbappé!”

Zyrtarisht, Lionel Messi prezantohet te Paris Saint-Germain. Në të parën konferencë shtypi si lojtar i PSG-së, asi argjentinas deklaroi se “lamtumira te Barcelona ishte diçka e vështirë për t’u menaxhuar për shkak se u bënë shumë vite atje”.

Fakti që jam këtu më ka dhënë shumë lumturi e dëshirë për të filluar. Jam shumë i lumtur e pres me padurim të stërvitem e të njoh miq të rinj për të nisur këtë etapë të re të karrierës. Falenderoj klubin për pritjen fantastike!

Leo foli për stimuj të rinj:

Jam i sigurt që bashkë do të jemi shumë të lumtur e do të luftojmë bashkë për të arritur objektivat.

I pyetur se çfarë ndjen që do të luajë me Neymar e Mbappé, Messi u shpreh se “do të jetë shumë bukur”.

Do të luaj me më të mirët e kjo është gjithnjë diçka shumë e bukur.

6 herë fituesi i Topit të Artë u zyrtarizua nga gjigantët francezë. Në moshën 34-vjeçare, ai firmosi kontratë dy-vjeçare, me opsion rinovimin edhe një vit tjetër. Paga e tij do të jetë 35 milionë euro në vit.