Celebrities Ndryshe

Lorenc Vangjeli bën deklaratën e fortë në TAR: “Unë nuk jam për barazi gjinore. Unë jam për epërsi gjinore. Femërore…”

“Ndryshe” është emisioni i të martave me të ftuar të ndryshëm, ku përfshihen politikanë, personazhet më në zë të momentit, pjesë të showbiz-it shqiptar, personalitete dhe artistë të shumtë. Ndërkohë, i ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Lorenc Vangjeli. Ai u shpreh mbi gjithçka, teksa foli për gazetarinë, të vërtetën, por edhe për politikën. I pyetur se cili është një gazetar i mirë sipas tij, Vangjeli u shpreh se është pikërisht ai që di të sakrifikojë. Por cilat janë preferencat e tij?!

Preferencat e mia janë të dobëtit, opozitat. Unë jam gjithmonë me një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri për të cilën ne nuk flasim asnjëherë. Ne jetojmë në një flluskë të madhe…

E një pjesë shumë e rëndësishme e intervistës, ishte teksa Vangjeli u shpreh për feminizmin, duke bërë një deklaratë të fortë, teksa pranon se nuk është pro barazisë gjinore.

Unë nuk jam për barazi gjinore. Unë jam për epërsi gjinore. Femërore. Si e kanë sjellë burrat këtë botë, e kemi parë. Le të shohim gratë një herë…

Por a ka fituar Basha betejën me Berishën sipas Vangjelit?! Përgjigja ishte ‘jo’ e mbrojtur nga tre argumente kryesore sipas tij.

Jo, për shumë arsye. Ai nuk mundte. Së dyti, në politikë përveç gjithçkaje ka edhe një përmasë morale. Së treti, trojet tona zakonisht tragjeditë e të tjerëve i kthejnë në komedi.