Norman Resnicow është fqinji që me plot gojë ‘po ja nxin jetën’ Jennifer Aniston dhe bashkëshortit të saj Justin Theroux.
Ai është hedhur në gjyq nga bashkëshorti i këngëtares pasi është akuzuar për spiunim dhe bulizëm. Jennifer ka muaj që nuk shkon në apartamentin e saj në New York pasi fqinji plak mbledh mbeturinat e rrugës dhe i lë tek shkallët e apartamentit.
Norman gjithashtu ka xhiruar momente nga dritarja e tij tek shtëpia e çiftit duke shkelur kështu edhe ligjin. Këtë gjë e ka zbuluar Justin teksa ka vënë re dritën e kuqe të kamerës e cila po xhironte nga shtëpia e fqinjit të tyre.
Justin i ka karkuar 300 mijë dollarë dëmshpërblim për prishjen e privatësisë por mesa duket kjo gjë nuk e ka ndaluar atë nga zakonet e tij.