Celebrities Showbiz

Luiz Ejlli ka një përgjigje për ata që e quajtën ‘mendjemadh’…

Ledion Liço në përfundim të puntatës të së martës të “Big Brother VIP”, zbuloi një surprizë, që gjatë prime-t të mbrëmjes të së shtunës do të ishte i ftuar fituesi i edicionit të kaluar, Luiz Ejlli. Përveç prezantimit të këngës së re, Luizi u vendos në rolin e opinionistit gjatë gjithë mbrëmjes.

Pas përfundimit të spektaklit, mesa duket ai është përballur edhe me komente jo edhe aq pozitive. Teksa ka postuar disa fotografi gjatë natës së ‘Prime-it’, ai ka shkruar edhe një mesazh për fansat që e komentuan si ‘mendjemadh’.

Faleminderit të gjithëve për dashamirësinë dhe pritjen e ngrohtë, gjithashtu i kërkoj ndjesë atyre që i dukem “mendjemadh” thjesht sepse po them këndvështrimin tim. Tek e fundit, nuk jam opinionist por thjesht një ish-banor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Kujtojmë se, Luiz Ejlli ka publikuar këngën e tij më të fundit vetëm pak ditë më parë. Projekti i tij i ri mban titullin “Kce” dhe u përqafua menjëherë nga publiku. Kënga erdhi si surprizë për të gjithë fansat e tij, të cilët mezi prisnin një projekt të ri nga artisti. Me siguri, “Kce” do të jetë një nga këngët që do të na shoqërojë gjatë gjithë sezonit veror.