Celebrities Gossip Showbiz

Lumturinë më të madhe Yll Limani e përjeton kur…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e kjo padyshim është energji e harxhuar e për rrjedhojë dhe orët e gjumit gjithmonë janë në mangësi. Me anë të një Instastory, Ylli na ka treguar se sa i lumtur duket kur ka fjetur plot tetë orë pas një periudhë vërtetë të ngarkuar.

Kush ka fjetur 8 orë si beb?

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte apo duke sjellë surpriza për ndjekësit e tij e vetëm pak ditë më parë ka publikuar bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.gjum

E nëse mendonit se pas këtij projekti muzikor, Ylli do të bëjë një pauzë e keni shumë gabim. Jo vetëm që këngëtari do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin që është shumë afër. Epo, teksa të tjerët nuk kanë nisur punën ende, ai duket se është një hap para.