Auto & Moto

Makina të reja sportive dhe luksoze deri në vitin 2026, këtë konfirmon Alpine!

Firma franceze e makinave sportive Alpine do të prezantojë dy makina të reja të mëdha sportive elektrike si pjesë e një përpjekjeje për të kapur pjesën e tregut jashtë Evropës. Marka e cila është nën pronësi të Renault, e cila është në rrugën e duhur për t’u bërë tërësisht elektrike deri në vitin 2026, ka konfirmuar tashmë një coupe sportive të gjeneratës së re A110, një hatchback bazuar në Renault 5 dhe një crossover sportiv që do të mbërrijnë deri në vitin 2026. Alpine konfirmoi se pas kësaj do të nisë prodhimin e makinave elektrike në segmentet D dhe E.

Këto dy makina, format dhe pozicionimi i të cilave nuk janë konfirmuar, do të jenë vendimtare në vendosjen e Alpine si një ‘lojtar’ i rëndësishëm në tregjet jashtë Evropës. Në një përditësim të gjerë të strategjisë së transformimit të Grupit Renault, drejtori ekzekutiv Luca de Meo konfirmoi se Alpine do të synojë një zgjerim masiv jashtë Evropës, veçanërisht me hyrjet e mundshme në Amerikën e Veriut dhe Kinë.

Makinat sportive më të mëdha dhe padyshim më të fokusuara në luks do të jenë vendimtare për të tërhequr një pjesë të tregut në këto tregje, ku modele të tilla kanë ndihmuar markat e themeluara evropiane të marrin dhe ruajnë pjesën e tregut në vitet e fundit. Tregjet e reja do të përbëjnë gjysmën e rritjes së pritshme të Alpine deri në vitin 2030, thotë marka, megjithëse ende nuk ka konfirmuar ndonjë objektiv specifik të prodhimit ose të të ardhurave.

Alpine vlerëson se deri në vitin 2030 rreth 15% e shitjeve të markës franceze do të bëhen në tregjet jashtë Evropës. Teknologjia është një nga ato degë që nuk po ecën kurrë prapa dhe nuk po ndalon asnjëherë. Gjithmonë ka risi dhe këtë herë bëhet fjalë për Alpine Alpenglow, edhe pse nuk është makinë elektrike, ajo e prezanton të ardhmen nga një markë ikonë. Një markë e cila për shumë njerëz është esenca e makinave të garave. Alpine Alpenglow fuqizohet nga një motor me djegie.