Celebrities Music Pardon My French Showbiz

Malda Susuri rikthehet me një koncert!

Në këtë episod të veçantë dedikuar “Top Fest-it”, një tjetër e ftuar ishte artistja Malda Susuri, hiti i së cilës në këtë festival ishte “Dashuri e hidhur”. Këngëtarja rrëfeu arsyet pse është shkëputur nga muzika herë pas here, si edhe foli për planet e së ardhmes.

Artistja tregoi se ka marrë pauza nga muzika në periudha të ndryshme për disa asrye. Së pari, ajo investon shumë kohë dhe energji te profesioni i saj si dizajnere. Nga ana tjetër, muzika ka pësuar një revolucion, që duket se artistja nuk dëshiron t’i bashkohet.

Edhe faza e muzikës kaloi tranzicion dhe nuk e shihja të arsyeshme të isha pjesë e tij. Muzika për mua është art, është diçka që më bën të ndjehem mirë. Nuk e shoh si biznes por si diçka shpirtërore.

Megjithatë, artistja tregoi se i mirëkupton këta këngëtarë, pasi sipas saj, është e vështirë të jetosh prej muzikës apo artit në Shqipëri e Kosovë.

Për të gjithë fansat e muzikës dhe stilit të veçantë të Maldës, ajo zbuloi se do të rikthehet me një koncert me disa këngë të vjetra të saj. Gjithashtu, pasi të përfundojë dhe kënga e saj më e fundit, do të publikohet data ekzakte e koncertit, që pritet të jetë brenda tre muajve të ardhshëm.