Aktualitet Politikë

Mandati i OIta Xhaçkës, sot mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin!

Mandati i Olta Xhaçkës, sot në orën 14:00 mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Në janar, Gjykata Kushtetuese pushoi gjykimin e çështjes, me argumentin se më parë duhet të shprehet Kuvendi. Opozita kërkoi shfuqizimin e vendimeve të parlamentit, që nuk miratoi raportin e PD-së ku pretendohet se deputetja socialiste është në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit për shkak të statusit si investitor strategjik të përfituar nga bashkëshorti.

Rreth dy javë më parë, më 26 mars, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i pati kthyer përgjigje, Gazment Bardhi, i cili akuzonte Kuvendin se po i bën mbrojtje politike Xhaçkës. Nikolla theksonte se “kërkesa është objekt i organeve të tjera të Kuvendit”.

Në përgjigje të shkresës suaj, nr.1090 prot, datë 25.3.2024, me anë të së cilës kërkohet thirrja e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve me rend dite: “Përfshirjen për shqyrtim në seancën më të afërt plenare të zbatimit të vendimit nr.1/2023 të Gjykatës Kushtetuese, duke urdhëruar dërgimin e çështjes së mandatit të deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese”, ju bëj me dije se:

Këshilli për Legjislacionin në përfundim të diskutimeve për shqyrtimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, në raportin tij ia adreson çështjen për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në bazë të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, si dhe të raportit të Këshillit për Legjislacionin, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do ta marrë në shqyrtim raportin dhe në bazë të pikës 7 të këtij neni, pas përfundimit të diskutimeve, Këshilli i paraqet Kryetarit raportin, i cili përmban të gjitha qëndrimet për çështjen. Raporti i përcillet seancës plenare brenda dy javëve nga përfundimi i shqyrtimit të çështjes.

Sa më lart, në respektim të Rregullores së Kuvendit, kërkesa që ju parashtroni është objekt i organeve të tjera të Kuvendit dhe jo i Konferencës së Kryetarëve.