Tech

Mark Zuckerberg e adhuron Elon Musk dhe për këtë analisti i Wall Street nuk ka asnjë dyshim!

Shefi i Twitter, Elon Musk mund të ndryshojë marrëdhënien e tij me shefin ekzekutiv të Meta-s, Mark Zuckerberg. Zuckerberg njoftoi të dielën se do të lançonte opsionin Meta Verified, shërbimin e abonimit ku përmes këtij abonimi do të mund ta merrni verifikimin në rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram vetëm disa muaj pasi Twitter rilançoi shërbimin e abonimit Twitter Blue për ta marrë verifikimin me pagesë, nën udhëheqjen e pronarit të ri Elon Musk.

Analisti i Bernstein, Mark Schilsky në një deklaratë të fundit tha se:

Meta Verified tingëllon shumë si Twitter Blue. Mendoj se është e qartë që Mark Zuckerberg e adhuron Elon Musk-un.

Analisti mendon gjithashtu se është një lëvizje e zgjuar, duke pritur që Meta të gjenerojë 360 milionë dollarë të ardhura në vit nga shërbimi i ri i abonimit. Analistë të tjerë në Wall Street besojnë me më shumë optimizëm se Meta Verified mund të shtojë 2 miliardë dollarë në vit në të ardhura.

Megjithatë, komenti i Schilsky-t është veçanërisht interesant, duke pasur parasysh historinë mes dy miliarderëve të teknologjisë. Musk dhe Mark kanë kritikuar publikisht njëri-tjetrin për vite me radhë, që kur një raketë SpaceX shpërtheu duke shkatërruar një satelit të Facebook.