Bota

Masakër në Meksikë, larje hesapesh mes bandave të drogës!

Persona të armatosur të paidentifikuar kanë hapur zjarr në një lokal në qytetin qendror të Meksikës, Irapuato, duke vrarë 12 persona.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se mes të vdekurve janë dhe 6 gra.

Situata është e rënduar në Meksikë për shkak të luftës së bandave ku në shtetin Guanajuato, kjo është masakra e dytë në më pak se një muaj.

Motivi i të shtënave nuk është i qartë, por dyshimet kryesore janë për hakmarrje mes bandave të drogës.

Më herët, më 21 shtator, persona të armatosur qëlluan për vdekje 10 persona po në një sulm në një lokal, shkruajnë mediat e huaja.

Në fillim të tetorit, persona të armatosur, të dyshuar të lidhur me një bandë droge vranë 20 njerëz, duke përfshirë një kryetar bashkie.

Kjo situatë ka sjellë shqetësim të shtuar te qytetarët dhe autoritetet qendrore meksikane.