Bota Botë e Çuditshme

Mbante trupin e pajetë të babait në frigorifer për më shumë se një vit, 82-vjeçari zbulon arsyen!

Një ngjarje e rëndë është zbuluar së fundmi në Holandë, ku një burrë, në qytetin e Landgraaf, mbajti trupin e babait të tij të vdekur në një frigorifer për më shumë se një vit, duke pretenduar se në këtë mënyrë ai mund të fliste akoma me të. Burri, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka dëshmuar se babai i tij ndërroi jetë 18 muaj më parë në moshën 101-vjeçare.

“Nuk doja të humbisja babain tim.”- tha 82-vjeçari. Policia e mori vesh situatën kur ish-mjeku i të vdekurit lajmëroi policinë. Ekspertët e gjetën shtëpinë e 82-vjeçarit në rrëmujë dhe po i jep atij një javë kohë për ta pastruar përpara se autoritetet të vlerësojnë nëse ai është i aftë për të jetuar vetë. Një fqinj tha se burri ishte i sëmurë me një tumor dhe shkonte rregullisht në spital.