Showbiz

Mc Kresha dhe Bebe Rexha me një bashkëpunim muzikor?!

Ata janë të dy njëkohësisht të talentuar e të suksesshëm dhe publiku i do shumë.

Bëhet fjalë për reperin Mc Kresha dhe këngëtaren shqiptare me famë botëore Bebe Rexha të cilët mendohen se do vijnë me një bashkëpunim muzikor.

Këtë e kanë konfirmuar burime pranë “Prive.al” të cilët janë shprehur se prurja e tyre ka 1 muaj që është regjistruar dhe pritet të lançohet së shpejti.

Sa i përket këngëtarëve ata ende nuk kanë konfirmuar asgjë por të gjithë e presim me padurim këtë bashkëpunim që me siguri do të shndërrohet menjëherë në një hit.