Aktualitet Sociale

“Me atë këngë tregon se është homoseksual”, ja përgjigja e Aleksit për Rezart Veleshnjan

Ditën e kaluar aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja bëri një deklaratë të fortë për kolegun e tij Aleks Seitaj në një intervistë për “Shqipëria Live”.

Ai komentoi një parodi të Aleksit ku ai shfaqej në rolin e Vezires, duke e sulmuar dhe diskriminuar publikisht. Në këtë intervistë Veleshnja u shpreh se me këtë këngë Aleksi tregon se është homoseksual. Për këtë deklaratë dhe të tjera, Rezarti u ‘kryqëzua’ nga publiku të cilët dënuan komentet e tij gjatë kësaj interviste.

Një ndjekëse në Instagram shkruan;

Dua të qaj dhe të qesh. E di çfarë është trauma zoti Rezart? Trauma është të rritesh gjithë jetën duke parë filma, skena, humor se si meshkujt duan femrat dhe anasjelltas. Trauma është të dëgjosh njerëz si ty që komentojnë mbi kë do apo sdo tjetri në krevat. Më fal si të prek ty se për kë i rreh zemra dikujt? Të thuash “po na tregojnë çfarë bëjnë” tregon shumë për sa homofob je. Ti je veshur si femër, dhe ke përdorur identitetin e njerëzve ‘queer’ për përfitime private. Ti duhet të kesh turp për këto që flet. Ti sduhet të na tregosh idetë e tua diskriminuese. Ti shko mbaj ato idetë në shtëpinë tënde. Nuk jam kundra Rezartit po jam kundra që Rezarti ti shprehi mendimet, opinionet, ndjenjat e veta. Domethënë nuk të urrej po nuk dua të dalesh nga shtëpia, le më në televizor me këto paçavure që thua.

Ndërkaq, pas disa orësh heshtje erdhi dhe reagimi nga Aleks Seitaj i cili me anë të publikimit të një video-je në Instagram. Ai ka sqaruar duke iu kundërpërgjigjur sulmeve të Veleshnjas.

Më vjen gjynah që një aktor paragjykon një tjetër aktor duke dalë në konkluzione për seksualitetin për jetën personale. Unë nuk kam dal si Aleksi atje të këndoj një këngë personale të jetës sime, unë kam qëndruar në petkun e personazhit. Çfarë do të thotë kjo? Që edhe kur Rezi ka dalë dhe ka luajtur personazhe grash dhe ka flirtuar në skenë me aktorë të tjerë do të thotë që ka ndonjë gjë në jetën e tij personale? Absolutisht jo! Por mesa duket kur e bëj unë na paska.