Showbiz

Me fillimin e 2019-ës, Hailey Bieber zbulon të vërtetën rreth vetes së saj

Duket se 2019-ta do të jetë viti gjatë të cilit modelja Hailey Bieber do të tregohet krejtësisht e hapur me jetën e saj.

Pak orë më parë ajo ka postuar një foto në profilin e Instagram-it ku tregon se sa shumë vuan nga vetëbesimi, pasiguria, frika dhe ankthi.

Edhe pse jeta e saj mund të duket perfekte nga ato çfarë shohim e lexojmë në media por 22-vjeçarja siguron se jeta e saj është si e gjithë të tjerëve e mbushur me ditë të vështira.

“Ka patur kaq shumë ditë kur lundroja në Instagram dhe krahasoja vazhdimisht veten time me vajza të tjera. Më dukej sikur më mungonte diçka, sikur unë nuk mjaftoja” ,-shkruan Hailey ndër të tjera në postimin e saj.