Celebrities Gossip Showbiz

Me kujtimet më të bukura, sot është një ditë shumë e veçantë për Andrrën dhe Sinan Hoxhën!

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani, janë ndër çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë plot 6 vite të martuar së bashku.

Tanimë, ata njihen si një çifti i konsoliduar i showbiz-it, teksa janë dhe prindër të engjëjve të vegjël. Si sot para një viti, dyshja u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Ayan. E teksa, Ayan sot ka përvejtorin e tij të parë, Andrra është siguruar të ndajë me ne disa momente nga rritja e tij që me të vërtetë na i bënë ‘sytë zemra’.

Rikujtojmë, se djali i parë i Andrrës dhe Sinanit, quhet Ansi dhe ka lindur në maj të 2016-tës.

Edhe pse tanimë prej vitesh bashkë, kjo nuk i pengon disa portale që të spekulojnë dhe ndoshta të abuzojnë me titujt që vendosin. Një situatë e pakëndshme i ka ndodhur këngëtarit të mirënjohur dhe rreth kësaj ka reaguar partnerja e tij.

Ky i fundit dhe këngëtarja Yllka Kuqi këtë vit kanë realizuar një popturi së bashku. Nga disa foto të kapura me kënde të qëllimshme gjatë performancës së tyre, disa portale kanë spekuluar se mund të ketë diçka mes tyre duke e konsideruar si ‘skandal’.

Andrra e ka ripostuar këtë lajm duke reaguar ashpër dhe duke e cilësuar si turp një aludim të tillë.