Celebrities Showbiz Top 100 Songs of the Year

Me Olta Gixharin, Ardit Çuni zbulon se me kë do të rrinte në rulotën e BBV!

Maratona e 100 Këngëve më të mira të Vitit” vijon në Top Albania Radio me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë, personalitetet nga bota e medias dhe figurat më të komentuara të momentit. Një nga ta, ishte edhe Ardit Çuni, tashmë finalist i DWTS, i cili solli një urim shumë të veçantë për dëgjuesit e Top Albania Radio-s. Por si ka qenë viti 2022 për Arditin?!

2022 ka qenë një nga vitet më të bukura të karrierës sime, me plot angazhime. Kam qenë gjithmonë pranë shqiptarëve, pranë ekranit. Mendoj se 2022 më ka mundësuar të jem afër shqiptarëve.

Duket se, edhe pas përfundimit të ‘DWTS’, Arditin do ta shohim së shpejti në ekran përsëri.

Do e merrni vesh ku do më shihni së shpejti, në janar.

Por a e pret fitoren Arditi nga ‘DWTS’?!

Kam shkuar aty për ta shijuar dhe për të pretenduar duke ditur aftësitë e mia në kërcim. E kam marrë atë që duhej të merrja, por edhe nëse nuk fitoj çmimin e parë kam marrë dashurinë dhe mbështetjen e të gjithë publikut. Jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij produksioni.

‘Big Brother Vip Albania’ apo ‘Dancing With The Stars’?!

Do të zgjidhja BBV sepse është më i thjeshtë fizikisht. Në rulotë do të rrija me Olta Gixharin. Urimi im është të kemi sa më shumë dashuri, të vlerësojmë atë që kemi, na mungon të shprehim respekt, të jemi mirënjohës për atë që kemi… Ju plotësofshin të gjitha dëshirat që keni dhe vetëm lumturi në familjet tuaja!