Celebrities Gossip Showbiz

Më shumë dashuri për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, çifti shihet në një darkë romantike!

Së fundmi ata u ribashkuan pas disa javësh larg për shkak të orarit të saj të xhirimeve. Jennifer Lopez mezi i mbajti duart larg të dashurit Ben Affleck gjatë një nate romantike në restorantin legjendar të Wolfgang Puck në Beverly Hills. Aktorja 52-vjeçare ka veshur një pallto elegante ngjyrë bezhë me taka për darkë me Ben pasi kaloi festën e Falenderimeve së bashku me fëmijët e saj.

Jennifer dukej elegante e veshur me një pallto ngjyrë deveje me jakën e saj të hapur për një natë në qytet. Ajo mbante një palë stileto të kuqe neoni me një majë të mprehtë dhe mbajti një çantë metalike mbi supe. Flokët e saj ngjyrë karamel ishin në një bisht elegant dhe ajo mbante vathët e saj të trashë në ngjyrë të artë.

Ben kishte veshur një xhaketë gri të errët dhe pantallona të zeza për t’u përshtatur me një palë çizme lëkure ndërsa ecte dorë për dore me Jennifer. Ben dhe Jennifer ishin padyshim të lumtur që u rikthyen sërish bashkë pasi kaluan kohë të ndarë ndërsa ajo filmonte në Kanada. Një burim tha për mediat e huaja si më poshtë.

Jennifer u kthye në Los Angeles nga Vankuveri për të festuar Ditën e Falënderimeve me fëmijët e saj dhe Ben. Javët e fundit kanë qenë intensive për të. Ka qenë e vështirë për të që të jetë larg fëmijëve të saj dhe Ben.

Kujtojmë, se Affleck dhe Lopez rindezën marrëdhënien e tyre në prill, gati 17 vjet pasi hoqën dorë nga fejesa e tyre dhe vetëm disa javë pasi ajo i ndau gjërat me ish të fejuarin e saj, Alex Rodriguez.