Sport

Me sytë nga Doha, sot hidhet shorti final për Botërorin “Katar 2022”!

Doha është kryeqyteti i hedhjes së shortit për raundet e Kupës së Botës, planifikuar të zhvillohet në Katar, në fund të vitit 2022. Tri kombëtare finaliste janë ende për t’u përcaktuar, ndërsa Italia mungon sërish.

Siç u përmend, mbeten ende tri kombëtare pa u mësuar nga 32 gjithsej që do të jenë pjesë e fazës finale në Katar. Njëra do të dalë nga “play off”-i europian mes Uellsit dhe njërës mes Skocisë dhe Ukrainës, dy të tjerat nga sfidat ndërkontinentale (Costa Rika ose Zelanda e Re; Australi, Emiratet e Bashkuara Arabe ose Peruja), të planifikuara për në qershor.

VAZO E PARË: Brazil, Belgjikë, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali, Katar;

VAZO E DYTË: Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, SHBA, Zvicër, Uruguai, Kroaci;

VAZO E TRETË: Senegal, Iran, Japoni, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Marok, Tunizi;

VAZO E KATËRT: Kanada, Kamerun, Arabia Saudite, Ekuador, Gana, plus tri të fundit që do të përcaktohen (një midis Uellsit / Skocisë / Ukrainës; një midis Kosta Rikës / Zelandës së Re; një midis Australisë / Emirateve të Bashkuara Arabe / Perusë).

Shorti do të startojë në orën 18:00. Pra, sot është dita e madhe, ajo që së pari do të na çojë realisht në Kupën e Botës, e cila do të mbahet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Përzierja e goglave do të përcaktojë tetë grupet. Ndër favoritët e mëdhenj, si në çdo edicion, gjejmë natyrshëm Brazilin dominues të grupit kualifikues të Amerikës së Jugut, pa harruar kampionen në fuqi, Francën, dhe Gjermaninë e re të Flick-ut, që do të shortohet nga vazoja e dytë.