Showbiz

Me ulje dhe ngritje të mëdha, kështu ka qenë 2020-ta e Demi Lovatos deri tani

Demi Lovato ka shkruar një ese për revistën prestigjose “Vogue” ku tregon se si ka shkuar viti i saj deri tani dhe disa reflektime të saj rreth ngjarjeve globale të momentit.

Këngëtarja e famshme tha se e dinte shumë mirë që ky vit do të ishte me ulje dhe ngritje të mëdha për të dhe tani ndodhet në një periudhë të jetës së saj ku më në fund mund të flasë hapur për gjithçka.

“Gjëja më pozitive që ka sjellë pandemia është kujdesi më i madh për shëndetin mendor. Më në fund njerëzit po sensibilizohen për këtë gjë. Për shumë vite të flisje për sëmundjet mendore ka qenë diçka për të ardhur turp” -tha ajo.

Demi shtoi se ka përjetuar shumë çdo ngjarje që ka ndodhur në botë por i fejuari i saj e ka ndihmuar të shohë aspektin pozitiv të gjithçkaje.

Sa i përket ngjarjeve raciste në SHBA e jo vetëm, 28-vjeçarja shprehet: “Më vjen turp kam të njejtën ngjyrë lëkure me ata të cilët janë kaq shumë racista”.