Celebrities Gossip Showbiz

Me vajzën në krahë, Fjolla Morina bën dedikimin emocionues!

Fjolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Këngëtarja ka kohë që nuk është aktive në tregun muzikore dhe ende nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, aktiviteti i saj në rrjete sociale vazhdon të jetë shumë i madh dhe këngëtarja, së fundmi ka treguar se ka shkuar për disa ditë pushime në Dubai, së bashku me vajzat e saj. Me anë të një postimi të bërë para disa orësh në Instagram, teksa është shfaqur veshur me një fustan të ngushtë që i nxjerr në pah linjat dhe shumë e kuruar, këngëtarja është shfaqur me vajzën e saj në krahë dhe na ka emocionuar me fjalët drejtuar saj.

Në fund të botës me gjithë botën time 

Para pak kohësh, kur qytetarët e Kosovës vendosën për kryetarët e ardhshëm të komunave dhe për përfaqësuesit e tyre në Kuvendet Komunale, Fjolla e cila gjithashtu mori pjesë për të votuar si çdo tjetër, e pyetur nëse do t’i futet ndonjëherë politikës, habiti me përgjigjen e saj.

Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo. 

35-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikëkalimin e Morinës në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë u kap me dy pistoleta pa leje, në makinën ku udhëtonte e shoqëruar nga dy persona, njëri prej të cilëve biznesmeni Fisnik Syla, bashkëshorti i saj. Megjithatë, Fjolla arriti t’i shpëtojë akuzave dhe të fitojë lirinë.

Këngëtarja gjatë arratisë së saj u martua me Fisnik Sylën, por së fundmi thashethemet po qarkullojnë se mos ndoshta dyshja janë ndarë. Këngëtarja mbylli llogarinë e saj në Instagram përkohësisht dhe e rihapi sërish më vonë. Ajo që na bëri përshtypje është që Fjolla ka rikthyer shumë pak foto dhe ndër to asnjëra nuk është me Fisnikun, i cili gjithashtu ka fshirë postimet me të. Dyshja gjithashtu nuk ndiqen më me njëri- tjetrin.