Celebrities Gossip Showbiz

Megan Fox vjen me një ndryshim në trupin e saj…

8 vjet pasi aktorja e njohur Megan Fox tregoi me krenari tatuazhin kushtuar ish-bashkëshortit Brian Austin Green, më në fund ka vendosur ta modifikojë atë.

Në vend të fjalës ‘Brian’, 37-vjeçarja ka një gjarpër të zi që e mbështjell bishtin rreth luleve.

Rikujtojmë, se pas 9 vitesh martesë, Fox u nda ligjërisht nga 49-vjeçari në nëntor të vitit 2019 dhe divorci i tyre u finalizua më 8 shkurt të vitit 2022. Aktualisht Megan Fox po shijon romancën me partnerin e saj të ri, muzikantin e njohur Machine Gun Kelly. Së fundmi, Megan Fox i është kundërpërgjigjur një ndjekësi, i cili akuzoi aktoren se i detyron djemtë e saj të veshin rroba vajzash në një postim në Twitter.