Celebrities Gossip Showbiz

Megan Thee Stallion është kaq krenare me trupin e saj sa nuk ka frikë që ta pranojë hapur!

Artistja e njohur Megan Thee Stallion është shumë krenare për trupin e saj dhe këtë e pranon hapur. Së fundmi Megan ndau me ndjekësit e saj në Instagram një galeri me fotografi, ku tregonte qartë dhe strijat e saj. Duket se artistja nuk ka fare ndrojtje dhe përkundrazi, ka përçuar pozitivitet edhe tek ndjekësit dhe fansat e saj.

Komentet nën fotografitë ishin pozitive, duke e komplimentuar atë dhe duke e përgëzuar atë që nuk kishte përdorur filtra dhe nuk kishte asnjë editim nga ana e saj. Dikush shkroi:

Dashuri! Pa filtra.

26-vjeçarja postoi foto nga bashkëpunimi i saj në veshje me markën Fashion Nova, ku shfaqej me një veshje të zezë. Disa nga fotot ishin pamje nga afër të Megan, duke treguar se strijat e saj nuk ishin edituar.  Megan ka qenë prej kohësh një mbrojtëse fanatike e pozitivitetit ndaj trupit dhe fuqizimit të vajzave. Në nëntor të vitit  2020, ajo performoi këngën e saj “Body” në ‘American Music Awards’ dhe tha në një video-mesazh përpara shfaqjes:

Unë e dua trupin tim. Çdo formë, çdo centimetër, çdo shenjë, çdo gropë është një dekorim në tempullin tim. Trupi im është i imi. Dhe askush nuk e zotëron atë përveç meje. Dhe kë zgjedh të lejoj të hyjë është shumë me fat. Ju mund të mos mendoni se trupi im është perfekt dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë. Por kur shikoj në pasqyrë, më pëlqen ajo që shoh.

Së fundmi këngëtarja e njohur Megan Thee Stallion ka arritur që të shkëlqejë! Bukuroshja është bërë imazh kryesor i kopertinës së revistës ‘Glamour’. Përpos kësaj më e veçanta është se ajo është shpallur edhe gruaja e vitit 2021 nga revista. Pavarësisht se ajo është akoma 26 vjeç, krijuesja e hitit ‘Thot Shit’ ka arritur që të ketë një sukses të padiskutueshëm në shumë fusha, jo vetëm në muzikë.