Ndryshe

Meri Shehu: “Nuk më pëlqejnë opinionistët e Big Brother Vip! Ata nuk japin opinion, por gjykojnë…”

Astrologe Meri Shehu ishte e ftuar ditën e sotme në “Ndryshe”, ku ajo zbuloi se ka marrë një ofertë për të qenë pjesë e “Big Brother Vip”. Ndërkohë, ajo gjithashtu ka bërë komente të ndryshme për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, bazuar në shenjën e tyre të horoskopit, teksa nuk ka lënë pa komentuar as opinionistët.

E pyetur për Donaldin dhe Borën një nga dyshet më të diskutuara, Meri është shprehur se nisur nga shenjat e tyre të horoskopit, virgjëreshë dhe bricjap, ata shkojnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, për sa i përket Fifit, ajo është një dash me karakteristikat tipike. Një dash shpreh emocionet dhe ndjenjat në mënyrë të theksuar, siç ka shpjeguar Meri. Gjithashtu ajo na zbuloi se gjatë një regjistrimi me Arbanën për anëtarët e “Big Brother Vip”, ajo ka thënë se Fifi dhe Graniti do lidhen bashkë. Ajo ka treguar se Fifi është një dash origjinal, teksa kjo shenjë e horoskopit nuk është e apasionuar pas seksit, por është ajo e përhapjes së pranverës.

Lidhur me një përshtypje të përgjithshme të banorëve, Meri ka treguar se Semin nuk e pëlqen aspak, Iliri ia ka prishur qejfin pasi ka filluar të ofendojë femrat dhe e përjashton nga fituesit duke qenë se e ka humbur kontrollin, dhe Sabiani i ka komplikuar gjërat. Ndërkohë, Arjola i duket me këmbë në tokë, por ka bërë një gabim pasi ka dalë më tepër si nevojtare, dhe nuk ka shprehur vërtet karakterin e saj. Në një koment për opinionistët, Meri është shprehur ‘pa doreza’, teksa ka treguar arsyen pse ajo nuk i pëlqen ata të dy.

Opinionistët nuk më pëlqejnë, janë shumë të ashpër. Opinionisti nuk duhet të ndikojë në publik. Ata nuk japin opinion, por gjykojnë…