Bota

Merkel në Kinë, takim me Kryeministrin Li Keqiang

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndodhet në Pekin ku pritet të takojë sot Kryeministrin Kinez, Li Keqiang. Qëllimi i vizitës është të theksohet rëndësia e dialogut mes Gjermanisë dhe Kinës, në kohën e shqetësimeve për tregtinë me Shtetet e Bashkuara dhe tërheqjes së Uashingtonit nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin.