Showbiz

Merr flakë skena e Bruno Mars, ja si reagon këngëtari

Këngëtari i famshëm Bruno Mars së fundmi ka dhënë një koncert madhështor në Glasgow ku i dhënë flakë skenës.

Edhe pse ngjarja u komentua me shumë humor pasi ndodhi, fillimisht të gjithë u frikësuan. Koncerti u ndërpre pasi paisjet e ndiçimit morën flakë për shkak të fishekzjarreve të mëdha që u hodhën.

Bruno Mars u largua menjëherë nga skena ndërkohë që në ekranin e madh u publikua një lajmërim për ndërprerjen e koncertit. Pasi çdo gjë u rregullua këngëtari u kthye dhe nisi t’i këndojë publikut me fjalët i vumë flakën skenës’.

Foto të këtij momenti u publikuan menjëherë në rrjetet sociale dhe u komentuan me shumë humor nga fansat e këngëtarit.