Celebrities Music

Artistët e njohur i bashkohen listës së interpretuesve të ‘American Music Awards 2021’!

Përgatituni për një natë të paharrueshme dhe plot energji, sepse Silk Sonic dhe Chlöei janë bashkuar ekipit të madh dhe do të performojnë në ‘American Music Awards’. Bruno Mars dhe Anderson .Paak nga Silk Sonic do të bëjnë debutimin e tyre në AMA duke hapur shfaqjen e çmimeve në  qytetin e Los Angeles ditën e dielë. Ndërkohë që Chlöe nga Chloe dhe Halle do të bëjë gjithashtu debutimin me performancën e saj në shfaqjen e madhe të çmimeve me këngën e saj debutuese solo dhe hit “Have Mercy”, nga skena e ‘Xfinity’.

Këngëtarja dhe kantautorja 23 vjeçare shfaqi super aftësitë e saj të performancës elektrizuese kur bëri performancën e saj të parë solo në ‘MTV Video Music Awards’ në fillim të këtij viti. ‘Silk Sonic’ është në garë për tre çmime, përfshirë videoklipin dhe këngën ‘R&B’, për hitin e tyre “Leave the Door Open” nga albumi i tyre i fundit debutues ‘An Evening with Silk Sonic’, së bashku me dyshen pop.

‘American Music Awards 2021’ ka zbuluar se cilët do të jenë interpretuesit të cilët do të elektrizojnë skenën me performancat e tyre të jashtëzakonshme. Së fundmi është njoftuar se do të ngjiten në skenë Diplo, Måneskin, Mickey Guyton, Tyler, The Creator, Walker Hayes dhe Zoe Wees. Hayes pritet që të performojë këngën e tij hit “Fancy Like”, ndërsa Guyton do të këndojë këngën e saj “All American”. Ndërkohë që grupi i mirënjohur italian ‘Måneskin’ do të bëjë debutimin e tij në shfaqjen e çmimeve në SHBA me hitin e tyre “Beggin”.

Nga ana tjetër tashmë është edhe e konfirmuar zyrtarisht se reperja e njohur Cardi B do të prezantojë shfaqjen e madhe, e cila përfaqëson edhe një nga arritjet kryesore në muzikë të saj.