Botë e Çuditshme

Merr telefonin e të atit dhe porosit ushqim me vlerë 1 mijë dollarë!

6-vjeçari i quajtur Mason Stonehouse, nga Michigan, mori telefonin e babait të tij një natë dhe vendosi se ishte koha për të porositur ushqim. Djaloshi porositi shumë karkaleca deti, pica, sanduiçe dhe shumë e shumë ushqime të tjera. Babai i 6-vjeçarit nuk ishte aq i lumtur kur zbuloi se këto porosi kushtonin 1 mijë dollarë. Aspak surprizë e këndshme!

Rikujtojmë, se një mama në Teksas mori një mësim të mirë pasi la telefonin hapur dhe i vogli i saj 2 vjeç porositi 31 hamburgera te McDonald’s. Kelsey Golden, e cila është punonjëse marketingu në një shkollë, po merrej me librin vjetor të institucionit në kompjuterin e saj në shtëpi. Ajo ishte duke u marrë me disa foto kur 2-vjeçari Barrett filloi të përdorte telefonin e saj. Golden shpjegoi se djalit të saj i pëlqen të përdorë aplikacionin e kamerës.